Conte: Barcelona nuk e donte Interi

PUBLIKUAR

Antonio Conte thotë se Barcelona “nuk janë të lumtur që do të përballen me Interin” në fazën e grupeve të Champions League këtë sezon.

Inter dhe Barça sërish do të përballen në Champions League, pas takimet mes tyre sezonin e kaluar ku Barça fitoi 2-0 në Camp Nou dhe barazuan 1-1 në Itali.

“Duam t’i bëjmë fansat krenarë, duke luajtur futboll që i lumturon ata ku mund ta gjejnë vetën”, tha Conte për faqen zyrtare të UEFA-s.

“E di se sa e vështirë është ta fitosh Champions Leaguen dhe të humbasësh në finale. Gjëja më e rëndësishme është që ne të japim 110 % çdo ndeshje që të mos pendohemi”.

“Barcelona? Është ndeshje që do të na shtyjë të japim më të mirën. Gjithashtu besoj se ata s’do të jenë të lumtur që do të përballen me Interin”.

“Përballja me ekipe të mëdha do të jetë mënyra më e mirë për të parë se ku jemi”.

Interi do të nisë aventurën në Champions me Conten të martën kundër Sllavja Pragës, sfidë kjo që do të zhvillohet nga ora 18:55. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...