Conte arrin në Londër për t’u liruar nga Chelsea, nesër zyrtarizohet trajner i Realit

PUBLIKUAR

Antonio Conte ka zbarkuar në Londër për t’i përmbyllur punët me Chelsean në mënyrë që ta marrë postin e trajnerit në Real Madrid.

Sipas lajmeve italiane, Conte është në Londër që ta mbyll çështjen burokratike me klubin londinez, pasi u shkarkua gjatë verës, transmeton Gazeta Express.

Conte është ende në kontratë me klubin, dhe për t’u liruar duhet t’i paguaj 10 milionë euro.

Ish-trajneri i Juventusit dhe Italisë sonte pritet të takohet me drejtuesit e Real Madridit rreth orës 18:00.

Julen Lopetegui pritet të shkarkohet pas katër muajve e gjysmë prej se e mori detyrën, pasi dje humbi 5-1 nga Barcelona, që ishte humbja e tretë me radhë në La Ligë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...