Çollaku: Pas qershorit, pa viza në BE

PUBLIKUAR

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, është shprehur i bindur se qytetarët e Kosovës do të mundë të lëvizin pa viza drejt vendeve të zonës Schengen, gjatë pjesës së dytë të këtij viti.

Ai në një prononcim për gazetën “Zëri” ka thënë se institucionet e Kosovës kanë zbatuar tetë rekomandimet e dhëna në raportin e fundit për vizat.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kanë thënë se Kosova ka ende punë për të bërë në plotësimin e tetë rekomandimeve.

Edhe anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane thonë se ende nuk janë plotësuar në tërësi tetë rekomandime.

Ata theksojnë faktin se ende nuk është zgjidhur çështja e objektit të Avokatit të Popullit, pastaj ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Megjithatë, Çollaku ka thënë se institucionet e Kosovës kanë zbatuar tetë rekomandimet e dhëna në raportin e fundit për liberalizimin e vizave dhe këto të dhëna, sipas tij, janë përfshirë në raportin që i është dorëzuar BE-së në muajin e kaluar.

“Institucionet e Kosovës kanë zbatuar tetë rekomandimet e fundit në procesin e liberalizimit të vizave, dhe për këtë më 15 janar, i kemi dorëzuar BE-së inputin e fundit për plotësimin e tetë rekomandimeve”, ka deklaruar Çollaku.

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...