Çollaku: Kosova i ka përmbushur kriteret për vizat

PUBLIKUAR

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Estonisë në Austri, jorezidente për Kosovën, Eve-Külli Palët diskutuan për zhvillimet e fundit në kuadër të agjendës evropiane të Kosovës duke u fokusuar në procesin e liberalizimit të vizave.

Ministri Çollaku, informoi diplomaten estoneze se Kosova ndodhet në fazën finale të përmbylljes së këtij procesi, pasi që ka përmbushur kriteret e përcaktuara dhe se pritet që brenda këtij viti qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza në Zonën Schengen.

Po ashtu foli edhe për përgatitjen e institucioneve vendore për zbatim të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit e cila pritet të hyj në fuqi më 1 prill.

Lidhur me këtë ambasadorja e Republikës së Estonisë, Eve-Külli Kala, përgëzoi ministrin Çollaku, duke ofruar përvojën e shtetit të saj në zbatim të MSA-së.

Njëkohësisht ambasadorja Kala, përsëriti qëndrimin përkrahës të shtetit të saj për liberalizimin e vizave për kosovarët si dhe në përgjithësi për agjendën evropiane të Kosovës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tension në protestën para Kuvendit – protestuesit shtyhen me policinë, bllokohet hyrja me një kamion

Situata para Kuvendit të Kosovës është tensionuar gjatë protestës për ndryshimet në Ligjin për...

Kurti kalon afër protestuesve që janë mbledhur te Kuvendi, turma ia kërkon votën e VV për Specialen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kaluar pranë protestuesve të mbledhur para Kuvendit të...

Balje: Do ta përkrah ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Deputetja Dude Balje ka deklaruar se do ta përkrahë edhe sot ndryshimin e ligjit...