Çmimet e këtyre produkteve do të rriten në Kosovë, si pasojë e krizës Ukrainë – Rusi

PUBLIKUAR

Tashmë Rusia ka sulmuar Ukrainën, akt ky që po dënohet nga e gjithë bota. Mirëpo duhet pasur parasysh që edhe Kosova do të jetë e goditur.

Përveç çmimit të lartë të naftës që po vërehet dukshëm, do të ketë rritje të çmimeve edhe të produkteve tjera.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu në një prononcim për Indeksonline thotë se Kosova do të jetë e goditur në mënyrë indirekte. Ai tregon që do të ketë ngritje të çmimeve të disa produkteve, siç është gruri dhe produktet bujqësore.

“Në rend të parë duhet të kuptohet që efektet e luftës eventuale apo krizës që është duke ndodhur mes Ukrainës dhe Rusisë, duhet të analizohen me maturi. Nuk mund të nënçmohen dhe të thuhet se Kosova nuk do të jetë e goditur. Kosova do të jetë në mënyrë indirekte e goditur, e para përmes ngritjes së çmimeve të disa produkteve strategjike siç është gruri dhe produktet bujqësore, ku definitivisht 8% e popullatës së Ukrainës është e orientuar në agrobiznes”.

Gërxhaliu tutje thotë se do të ketë rritje të çmimit edhe në metalet e përpunuara dhe të papërpunuara, si dhe në produktet tjera energjetike.

“E dyta janë metalet e përpunuara dhe të papërpunuara që e ka një pozicion shumë të lartë në Ukrainë dhe e treta ka të bëjë me energji, në veçanti kur është më pyetje nafta edhe produktet tjera energjetike”.

Shqetësim tjetër për kosovarët, Gërxhaliu shton se janë lëkundjet e berzave dhe të tregjeve financiare ndërkombëtare.

Por ajo çka duhet që neve si kosovarë të na brengosë është se në kriza të tilla, zakonisht ka lëkundje të berzave dhe të tregjeve financiare ndërkombëtare. Në këtë drejtim, paratë nga Kosova janë të investuara në forma të ndryshme në këto institucione dhe një lëkundje e berzave që ka ndodh dje, mund të ndikojë dhe të rrezikojë këto para. Prandaj po e shohim që mundësitë e goditjes së ekonomisë kosovare janë të shumta. Por dua të besoj që kemi një maturi, kemi një analizë të mirëfilltë të rriskut dhe këto goditje nuk do të jenë shqetësuse. Por nuk mund ta ketë askush komoditetin që të thotë se Kosova nuk do të jetë e prekur nga kjo krizë e cila vërtetë po i zgjeron efektet e veta nga dita në ditë“, thotë Gërxhaliu./

SHIKO MË SHUMË

Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë. Gjatë ditës së...

I riu kosovar vdes tragjikisht në aksident në Gjermani

Një i ri kosovar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën...

Haxhiu: Eliot Engel ngriti zërin për Kosovën kur bota heshtte

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe njëherësh kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu,...