Çmendet PSG-ja, shpenzon 240 milionë euro për këta lojtarë (Foto)

PUBLIKUAR

Paris Saint Germain do të shpenzojë 240 milionë euro gjatë verës, Kylian Mbappe është objektivi kryesor.

Paris Saint-Germain është duke u përgatitur që të shpenzojë së paku 240 milionë euro në transferime gjatë verës.

Talenti i Monacos, Kylian Mbappe dhe ai i Milanit, Gianluigi Donnarumma, janë prioritetet kryesor të francezëve, raporton Sport, transmeton Gazeta Express.

Sipas kësaj të përditshme, skuadra nga Ligue 1 do të ofrojë 135 milionë euro për Mbappen dhe 39 milionë për portierin e Milanit, Donnarumma.

Gjithashtu në listën e PSG-së janë edhe Fabinho, për të cilin kanë bërë gati 42 milionë euro, si dhe mbrojtësi i Borussia Dortmund, Raphael Guerrerro, për të cilin PSG-ja fillimisht do të ofrojë 23 milionë euro.

Synimi i PSG-së është Liga e Kampionëve, andaj numri një i klubit, Nasser Al-Khelaifi, ka vendosur seriozisht të hap arkat për të bërë një merkato të fuqishme. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...