Manchester City është duke përgatitur ofertë tronditëse për yllin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappen, sipas Daily Mail.
Kampioni në fuqi i Premierligës do ta hedhë në tavolinë një ofertë prej 225 milionë euro për Mbappen, sipas tabloidit britanik, përcjell Gazeta Express.
Pep Guardiola beson se ylli francez mund t’i ndihmojë skuadrës së tij ta fitojë Ligën e Kampionëve, që është edhe synimi kryesor i klubit.


