Çmendet Interi, ka gati ofertën marramendëse për Conten ose Simeonen

PUBLIKUAR

Interi ka gati ofertën për trajnerin e ardhshëm, që mund të jetë Antonio Conte ose Diego Simeone

Mediat italiane raportojnë se Interi është duke bërë të pamundurën për të nënshkruar me njërin nga dy trajnerët, Antonio Conte ose Diego Simeone dhe ka bërë gati 15 milionë euro

Interi është pa fitore në shtatë ndeshjet e fundit në Serie A dhe tashmë drejtuesit e rinj po kërkojnë për zëvendësuesin e Stefano Piolit.

“Corriere della Sport” raporton se Interi është duke tentuar të bind Conten ose Simeonen duke iu ofruar 15 milionë euro në sezon.

Gjithçka pritet të sqarohet pasi Chelsea të shpallet edhe matematikisht kampion i Premierligës, derisa raportohet se me Simeonen do të takohen pas ndeshjes së dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve me Real Madridin.

Përveç tyre, në listën e Interit janë edhe Luciano Spalletti, Leandro Jardim, Paulo Sousa, Cesare Prandelli dhe Eusebio Di Francesco. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...