‘Çmenden’ mediat serbe: Vëllezërit rusë na ngulën thikën pas shpine

PUBLIKUAR

Mediat serbe nuk e kanë pritur aspak mirë triumfin e Majlinda Kelmendit në kampionatin evropian të xhudos.

Mediat në Serbi duket se janë tejet të acaruara për faktin se himni i Kosovës u intonua në Rusi, me rastin e shpalljes kampion Evrope të Majlinda Kelmendit, transmeton Gazeta Blic.

Xhudistja Majlinda Kelmendi, e cila përfaqësoi Kosovën, fitoi titullin kampion Evrope në qytetin rus të Kazan në kategorinë 52 kilogramë.

“Rusia, e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, u detyrua të lejonte flamurin dhe himnin e të ashtuquajturit shtet të Kosovës”, shkruan portali serb ‘Kurir.rs’

Gjatë ceremonisë së dhurimit të medaljeve u intonua himni i Kosovës, të cilin e përshëndetën edhe ushtarët rusë.

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...