Clippers mposhtin Spurs-at, shkëlqen Leonardi

PUBLIKUAR

Tri ndeshje të luajtura mëngjesin e sotëm në NBA, me Clippers që triumfuan 103-97 ndaj San Antonio, ndeshje me rivalitet mes dy ekipesh pretendente në Perëndim.

Clippers patën gjatë gjithë kohës epërsi në fushë, duke e merituar fitoren. Leonard me 38 pikë e 12 rebound ishte lider në fushë për kalifornianët, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e DeRozan për Spurs.

Fiton edhe skuadra e Miami, që mundi 106-97 Atlanta jashtë fushe, sfidë pa histori në favor të skuadrës nga Florida. Nunn, me 28 pikë pikë, bëri diferencën në parket për Miami, që korri fitoren e 4-t sezonale.

Skuadra e New Orleans, falë 26 pikëve të Okafor dhe 25 të Ingram, mundi 1022-107 Denver, duke korrur suksesin e dytë sezonal. /Telesport/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...