Clevelandin po e mposht kush po mundet, radha ishte e San Antonios (Video)

PUBLIKUAR

Mbrëmë janë zhvilluar gjashtë ndeshje në kuadër të ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni aktual i NBA-së ka pësuar edhe një humbje, por kësaj radhe prej San Antonio Spurs.

Këta të fundit shkatërruan Cleveland Cavaliers duke i mposhtur me një diferencë prej 29 pikësh, përkatësisht me rezultat 103:74, transmeton Telegrafi.

Kawhi Leonard shënoi 25 pikë derisa LaMarcus Aldridge dhe Pau Gasol shtuan secili nga 14 pikë.

Në anën tjetër, pavarësisht se u lëndua në çerekun e tretë, LeBron James arriti të ishte basketbollisti më efikas te Cavs në saje të 17 pikëve.

Sidoqoftë, James ka thënë se do të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjen e radhës kundër Chicago Bulls.

Pas kësaj, Cavs kanë humbur primatin e liderit në Konferencën Lindore ku tani dominon Boston Celtics, ndërsa San Antonio Spurs mbetet pas kryesuesit të Konferencës Perëndimore, Golden State Warriors

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...