Çka u gjet dhe u sekuestrua në aksionin e mbrëmshëm, Prokuroria del me njoftim

PUBLIKUAR

Në pesë qytete të vendit, Policia e Kosovës mbrëmë ka kryer një aksion, i cili ka përfunduar me arrestimin e gjashtë personave dhe sekuestrimin e mijëra eurove dhe disa veturave, raporton Express.

Aksioni është realizuar në Ferizaj, Fushë Kosovë, Viti, Kaçanik dhe Prishtinë. Personat e arrestuar janë : A.Q., Sh.R., A.O., F.L., H.L dhe L.S. Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale “Shpëlarje parash”, “Falsifikim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Nga të dyshuarit janë sekuestruar edhe të holla në vlerë mbi 125 mijë euro dhe pesë vetura të modeleve të ndryshme.

“Prokuroria Speciale njofton se nga ky aksion janë arrestuar gjashtë (6) persona, me inicialet A.Q., Sh.R., A.O., F.L., H.L dhe L.S., të dyshuar se kanë kryer veprat penale “Shpëlarje parash”, “Falsifikim” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Gjithashtu, nga të dyshuarit në vendin e ngjarjes janë sekuestruar të holla në vlerë prej njëqindenjëzetepesë mijë (125.000) euro të dyshuara, si dhe pesë (5) vetura të modeleve të ndryshme”, ka njoftuar Prokuroria.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje, si dhe brenda afateve kohore ligjore Prokuroria ka njoftuar se do të bëjë kërkesë për caktimin e paraburgimit./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...