Çka thotë Hoxhaj për Nikoliqin në librin e tij?

PUBLIKUAR

Ministria e Punëve të Jashtme  javën që po e lëmë pas ia ndaloi presidentit serb, Tomisllav Nikoliq ta vizitonte Kosovën.

Për këtë ndalesë pati reagime të shumta nga krerët e Serbisë, të cilët fillimisht thanë se e kishin anuluar vizitën e pastaj duke rënë në kundërshtim me vetveten dolën në konferencë shtypi për të folur për arsyet që Kosova nuk lejoi hyrjen në territorin e saj për Nikoloqin bashkë me një delegacion të madh me zyrtarë të shtetit serb.

Reagimet e tyre mbanin në vete diskursin e tyre të zakonshëm nacionalist të cilin e kishin përdorur drejtuesit e saj edhe në kohën e shpërndarjes së ish Jugosllavisë, transmeton Telegrafi.

Por si e njeh dhe si e vlerëson Kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj, Nikoliqin, në librin e tij të botuar në qershor të vitit 2016, “Ngritja e një shteti”.

“Presidenti serb si njëri prej udhëheqësve politikë të formacioneve paraushtarake serbe në kohët më të errëta të shkatërrimit jugosllav dhe i obsesionuar me Serbinë e Madhe atëbotë, nuk mund të lirohej nga realiteti i Kosovës së pavarur, që duket që e ndjek nga pas si një fantazmë. Qëllimi i tij për ta mbajtur këtë vend të izoluar në rajon dhe për ta diskredituar ndërkombëtarisht janë politike, në radhë të parë. Por, sjellja e tij ndaj Kosovës është poashtu përpjekja për kompenzimin e vetëdijes së një disfate historike që ai mendon se e ka përjetuar Serbia në raport me Kosovên. Për këtë arsye, edhe më tutje tash në pozitën e presidentit i prin një kori zërash të nacionalizmit serb dhe kultivon një diskurs mediokër, që dikur ishte kulmi i marrëzisë dhe tragjedive në rajon”, shkruan Hoxhaj në librin e tij.

Hoxhaj shkruan edhe se si Nikoliq me sjelljet e tij nacionaliste është bërë problem edhe për elitën proevropiane të shoqërisë serbe. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...