Real Madridi ka pasur shumë telashe këtë sezon me lëndimin e futbollistëve
Real Madridi fitoi ndaj Malagas (2:1), fitore kjo që u zbeh pasi Los Blancos kanë humbur Marcelon dhe Luka Modricin, për shkak të lëndimeve, derisa Danilo nuk e nisi sfidën si titullar gjithashtu për shkak të disa problemeve.
Por, lëndimi i këtyre lojtarëve nuk është risi te Kampioni i Evropës dhe Botës. Këta të fundit kanë pasur shumë telashe këtë sezon me lëndimin e futbollistëve, shkruan AS, përcjell Express.
Sipas AS-it, 19 lojtarë të Real Madridit kanë pësuar 26 lëndime gjatë këtij sezoni. Kështu, pa lëndime kanë shpëtuar vetëm këta lojtarë: Nacho, Mariano, Asensio, Casilla dhe Yanez. /Express/



