City synon t’ia vazhdojë kontratën Haalandit, pa klauzolë

PUBLIKUAR

Erling Haaland mund ta vazhdojë kontratën me Manchester Cityn.

Sipas portalit “Football Insider”, klubi anglez i ka nisur bisedimet për vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin norvegjez, i cili aktualisht ka marrëveshje me klubin nga “Etihad Stadium” deri në vitin 2027, përcjell “Gazeta Express”.

Por, ideja është që ish-futbollisti i Borussia Dortmundit ta rinovojë menjëherë kontratën dhe me këtë rast do t’i përmirësohet rroga, duke e pasur parasysh sezonin e tij të jashtëzakonshëm që po e kalon me “Citizens”.

Ndërkohë, një gjë është e sigurt që, në rast të vazhdimit të kontratës, nuk do të vendoset klauzola për shkëputjen e saj, në mënyrë që mos të tremben pretendentët që e duan Haalandin në ekipin e tyre.

Gjithnjë sipas mediumit britanik, për momentin Haaland nuk po mendon të largohet nga kampioni aktual anglez dhe kjo është arsyeja që ai mund ta vazhdojë kontratën.

Ndërkohë, interesim për gjigantin e sulmit qe një kohë ka shfaqur Real Madridi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...