Manchester City është tronditur në udhëtim duke pësuar humbje me rezultat 2-0 nga Stoke City.
Britannia Stadium ishte nikoqir i sfidës mjaft interesante nga minutat e para.
Qysh pas pesë minutave lojë një krosim i Shaqirit e gjen Arnautovicin i cili realizon për 1-0.
Vetëm pak minuta më vonë (17′) një pasim i Shaqirit e gjen Arnautovicin i cili nga afërsia dyfishoi për 2-0.
Shaqiri vazhdoi me lojë të mirë duke mos lënë mbrojtjen e Cityt të marrë frymë, teksa e City nuk arriti të shënonte të paktën një gol.
Me këtë disfatë City rrezikon pozitën e parë pasi ka 29 pikë, pikë të barabarta me Leicesterin, një pikë më shumë se City dhe dy më shumë se United, skuadra që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/


