City nuk lëshon pe, fiton bindshëm

PUBLIKUAR

City nuk lëshon pe, fiton bindshëm

Manchester City ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te West Bromwich, duke ruajtur hapin me liderin e tabelës, Chelsean.

Kampionët në fuqi të Ligës Premier e filluan ndeshjen me shumë intensitet, duke shënuar dy gola të hershëm në ndeshje, derisa mbyllën pjesën e parë me avnatazh 3-0.

Ishte Fernando që hapi rezultatin pas vetëm dy minutash lojë, para se Yaya Toure të shënojë nga pika e bardhë, pasi David Silva u rrëzua në zonën e penaltisë nga ish-bashkëlojtari, Joleon Lescott (13’).

Silva edhe një herë u tregua vendimtar, duke trefishuar avantazhin pas më se gjysmë ore lojë, pas një asistimi të Jesus Navas (34’).

Në pjesën e dytë qytetarët ishin disi më të qetë dhe madje lejuan të pranojnë një gol në minutat e fundit të ndeshjes, me Brown Ideye realizator (87’).

Edhe skuadra tjetër nga Manchesteri , United, ka shënuar fitore bindëse në ndeshjet festive në kuadër të Ligës Premier. Ish-kampionët fituan në Old Trafford ndaj Newcastle United me po të njëjtin rezultat, 3-1.
Fitorja e mban Cityn në pozitën e dytë me tre pikë diferencë ndaj liderit, Chelseat, dhe shtatë pikë mbi pozitën e tretë, Manchester United. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...