“City nuk do të nënshkruaj me Isco”

PUBLIKUAR

Kampionët e Premier Ligës ishin ndërlidhur me një transferim të ylli të Spanjës, por menaxheri i qytetarëve ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje për këtë gjë

Manchester City nuk do të nënshkruar me Iscon nga Real Madridi këtë afat kalimtar, ka thënë Pep Guardiola.

“City nuk do të nënshkruaj me Iscon”, ka thënë ai thjesht kur është pyetur për këtë gjë gjatë eventit Johan Cruyff Foundation.

Edhe pse ka hedhur poshtë thashethemet për spanjolli, kampionët janë afër për të kryer transferin e parë duke transferuar Riyad Mahrezin në Etihad Stadium.

Gjithashtu, ish trajneri i Barcelonës ka thënë se është i lumtur për arritjet e Madridit nën Zidane, pasi ata morrën për tri vite me radhë Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, ai ka premtuar se me Cityin shumë shpejt do ti jepet fund dominimit të klubeve spanjolle në Europë.

“T’ja heqim kapelën, ishte spektakulare”, ka thënë ai. “Nuk ka rëndësi a e merituan apo jo, sepse është shumë vështirë të arrihet ajo çfarë ata kanë bërë. Ata kanë demonstruar kualtetin e tyre dhe ne shpresojmë që ti ndalojmë ta fitojnë të katërten. Zidane ka bërë një punë spektakulare”./ GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...