Joe Hart, portieri Anglez, duhet te gjej një skuadër të re gjatë këtyre ditëve pasi nuk bën pjesë në planet e Pep Guardiolas.
Por, reprezentuesi anglez nuk do të mund të shkojë askund si huazim, pasi Manchester City dëshiron ta heq qafe, duke e shitur përfundimisht.
Kështu, ekipi nga Etihad kërkon 30 milionë funte ( 35 milionë euro ) për kartonin e Hartit, i cili në ndeshjen ndaj Sunderlandi u la në bankën rezervë, shkruan The Sun.
Në vend të Hartit, Manchester City do ta transferoj portierin e Barcelonës, Claudio Bravo. /Express/



