City mendon seriozisht për Pjanicin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

A do të qëndrojë Miralem Pjanic në Torino, apo e ardhmja e tij do të jetë larg Juventusit? Kjo është pyetja që turbullon ambientin bardhezi dhe që kërkon një përgjigje të shpejtë. Mesfushori boshnjak është në dilemë nëse duhet të provojë ta fitojë Champions League-n me Ronaldon, pikërisht në Torino, apo të transferohet në Premier League, ku do të përfitonte më shumë para.

Manchester City tashmë ka dalë zbuluar. Skuadra që drejtohet nga Pep Guardiola ofron 100 milionë euro për kartonin e futbollistit, që do të kishte një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon. Këto shifra janë sugjestionuese si për Juventusin ashtu edhe për mesfushorin.

Për momentin, Pjanic është në listën e futbollistëve të pashitshëm të Allegrit, por nëse ai ka dëshirë të largohet, askush nuk do ta pengojë. 100 milionë euro nuk janë pak për bardhezinjtë, pasi të njëjtën shifër kanë shpenzuar për kartonin e Cristiano Ronaldos.

Mësohet se Pep Guardiola ka patur një bisedë telefonike me 28-vjeçarin, të cilën e ka shfrytëzuar për t’i treguar se sa shumë e vlerëson. Por përtej konsideratës së Guardiolës vlen oferta e City-t. 8 milionë euro në sezon tek Juventusi nuk i përfiton as Gonzalo Higuain.

Nëse do të zgjasë kontratën me bardhezinjtë, Pjanic mund të arketojë maksimumi 6 milionë euro në sezon. Diferenca është e ndjeshme ndaj mesfushori do të vlerësojë me shumë kujdes ofertën e Citizens gjatë turneut International Champions Cup. /SS/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...