City me ofertë të majme për Haalandin

PUBLIKUAR

Kampioni anglez është i gatshëm ta paguajë sulmuesin norvegjez 25 milionë euro në vit. Atë e duan edhe gjigantët tjerë të futbollit evropian

Manchester City është mjaft i interesuar për Erling Haalandin.

“Citizens” në fakt janë duke e përgatitur një ofertë të majme për sulmuesin norvegjez.

Për këtë siguron mediumi “Todofichajes”, përcjell “Gazeta Express”.

Kampioni anglez është i gatshëm t’ia paguajë futbollistit të Borussia Dortmundit një rrogë prej 25 milionë eurosh në vit.

City madje thuhet se këtë ide ia ka propozuar edhe menaxherit të lojtarit, Mino Raiola.

Këtë shumë për momentin e merr edhe Kevin de Bruyne, që është më i paguari në “Etihad Stadium”.

Ndërsa, sa i përket Premierligës, vetëm Cristiano Ronaldo paguhet më shumë.

Haalandin ndërkohë e duan edhe klubet si Barcelona, Real Madridi e Paris Saint-Germaini. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...