City me një hap në çerekfinale të LK (Video)

PUBLIKUAR

Manchester City ka bërë një hap të madh drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve duke mposhtur Dynamo Kievin në Ukrainë me rezultat 3-1.

City e dominoi takimin nga fillimi.

Pas një korneri, ishte Yaya Toure ai që i ndihmoi Agueros të realizojë për 1-0 me një goditje të ulët por të fuqishme (15′).

Në fund të pjesës së parë David Silva shënoi golin e dytë për Cityn (40′), me asist të Sterling.

Me të filluar pjesa e dytë Buyalskyy ngushtoi, në një tentim të ukrainasve për të kthyer rezultatin (59′) për 2-1.

Dhe teksa po kërkohej barazimi nga vendasit, Yaya Toure u dha një goditje të fortë, duke shënuar golin e nokautit për 3-1 (90′).

Ndeshja kthyese zhvillohet në Ettihad Stadium dhe City ka një përparësi të madhe për këtë takim. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...