Manchester City do t’i ofrojë kontratë të re Leroy Sanes me një pagë javore prej 90.000 eurosh, raporton The Sun.
Përfaqësuesi i Kombëtares së Gjermanisë është bërë pjesë kyçe e skuadrës së Pep Guardiolës që prej se u transferua nga Schalke dhe për këtë do të përfitojë në rritje page, transmeton Express.
Megjithatë, atij do t’i duhet të presë për Kevin De Bruynen, David Silvan dhe Fernandinhon t’i ripërtërijnë kontratat e tyre së pari.


