Man City e do De Ligtin, ka bërë gati 50 milionë funte.
Manchester City është i gatshëm të ofrojë 50 milionë funte për të riun e Ajaxit, Matthijs de Ligt, raporton Mirror, transmeton Gazeta Express.
18 vjeçari është bërë cak i shumë klubeve në Evropë, i cili pothuajse është startues i rregullt te klubi i Ajaxit dhe luan për të rinjtë e Holandës.
City e sheh De Ligtin si zëvendësuesin ideal për Vincent Kompany, por për të marrë shërbimet e 18 vjeçarit, duhet të konkurrojë me Arsenalin, Barcelonën dhe Bayern Munichun. /Gazeta Express/


