City arrin marrëveshjen e dytë për transferimin e Phillips

PUBLIKUAR

Mesfushori është blerja e dytë pas Erling Haaland nga skuadra e Etihad Stadium

Manchester City ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Leeds United, Kalvin Phillips, ka arritur që të konfirmojë Goal me anë të burimeve të veta.

Kampionët e Premier Ligës do të paguajnë 42 milionë funte për anglezin me mundësi tre milionë të tjera me bonuse.

Mesfushori i ri premtues Darko Gyabi i City do të kalojë në Elland Road të Leeds në një marrëveshje me vlerë prej 5 milionë funte.

Kur do të finalizohet transferi i Phillips?

26 vjeçari, i cili vjen nga akademia e Leeds, ka qenë i pajtuar për një lëvizje në Etihad prej që Pep Guardiola e bëri të qartë interesimin për të.

Phillips për momentin është në pushime dhe pritet që të kthehet në korrik me transferin që do të konfirmohet shumë shpejt.

Ai do të bëhet nënshkrimi i dytë kryesor këtë  verë për City pas transferimit për 51 milionë funte të sulmuesit të Borussia Dortmund, Erling Haaland. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...