Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, bashkë me shefin e grupit parlamentar, Abelard Tahiri dhe ish-këshilltarin e ish-presidentit Hashim Thaçi, kanë shkuar për vizitë në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së që po mbahen atje.
Çitaku tha se “Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi kanë krijuar historinë”.
“Sfidat dhe pengesat që kanë kaluar në jetë kanë qenë shumëfish më të mëdha sesa sfida në të cilën po kalojnë sot. Ata nuk janë të burgosur. Ata po mbahen peng”, shkruan Çitaku.
“Megjithatë, edhe pas kësaj vizite te Presidenti Thaçi, dolëm optimistë në ngadhënjimin e drejtësisë. Bashkë me Arlindën, Bekimin dhe Abelardin”, shton ajo.


