Cilët janë futbollistët më të paguar në botë?

PUBLIKUAR

Gareth Bale ishte shumë pranë të bëhej lojtari më i paguar në botë pas ofertës që e mori nga Jiangsu Suning për pagë javore prej 1.2 milionë euro.

Duke mos llogaritur të ardhurat nga bonuset dhe marrëveshjet për sponsorizim, Bale do të ngrihej në krye të listës së futbollistëve që fitojnë më së shumti, por kalimi i tij në Superligën kineze dështoi pasi Real Madridi e anuloi marrëveshjen, transmeton Gazeta Express.

Por pas disa transferimeve të profilit të lartë nëpër Evropë këtë verë, kjo listë ka ndryshuar dukshëm, me disa fytyra të njohura që kanë rënë nga top 10-shja.

Lojtari më i paguar në botë mbetet Lionel Messi me 40 milionë euro në vit, i ndjekur nga Neymar me 36.8 milionë euro në vit. Top treshja mbyllet nga Cristiano Ronaldo, i cili i fiton 31 milionë euro në Juventus.

Kjo është lista e 10 futbollistëve më të paguar në botë. /Gazeta Express/

1. Lionel Messi – €40 million

2. Neymar – €36.8 million

3. Cristiano Ronaldo – €31 million

4. Alexis Sanchez – €28.8 million

5. Andres Iniesta – €27 million

6. Ezequiel Lavezzi – €23.1 million

7. Kylian Mbappe – €17.5 million

8. Antoine Griezmann – €17 million

9. Luis Suarez – €16.7 million

10. Matthijs de Ligt & Frenkie de Jong – €16 million

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...