Cila është ajo bimë që shëron alkoolizmin

PUBLIKUAR

Kjo është bima shëruese e cila ndihmon shërimin e sëmundjeve të lëkurës dhe plagëve, por edhe ftohjen dhe astmën.

KENI probleme me alkoolizmin në familje? Merrni një aguliçe të verdhë, sepse mund të ndihmojë.

Aguliçja e verdhë shëron dhe ka aromë dehëse dhe freskuese, transmeton Telegrafi.

Kjo është bimë shumëvjeçare, e cila natën hap lulet dhe tërheq insektet. Nuk kërkon kujdes të veçantë dhe lehtë dhe shpejt përhapet nëpër tokë.

Edhe grekët e lashtë kanë ngrënë rrënjët e saj dhe në atë mënyrë kanë ulur dëshirën për alkool.

Aguliçja e verdhë konsiderohet si burimi më i mirë i thartirave esenciale yndyrore – thartirës alfa-linolenike dhe thartirës gama-linolenike.

a

Përgatitja dhe përdorimi

Një lugë gjelle me drogë lule hidhet në një enë me një gotë ujë të sapo zier. Mbulohet me kapak dhe lihet 15-30 minuta. Përmbajtja kullohet dhe pihet e ngrohtë. Merren 2-3 doza të tilla në ditë.

Çaji përdoret kryesisht si mjet që lëngëzon dhe ndihmon përsonat me alkoolizëm, largon sekrecionet e bronkeve në bronkite dhe pneumoni, ndihmon si mjet qetësues në pagjumësi, në shqetësime nervore, në dhembje koke, në marrje mendsh, në çrregullime të traktit tretës, në sëmundje të veshkave dhe të fshikëzës urinare.

Për të njëjtat shqetësime përdoret edhe droga rrënjë. Për të përgatitur drogën rrënjë ziejmë për 10 minuta një lugë gjelle me drogë rrënje të grimcuara në 1 gotë ujë. E kullojmë dhe pijmë 3-4 lugë gjelle çaj në ditë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...