“Cikloni” Haaland, Evropa çmendet pas yllit të ri norvegjez

PUBLIKUAR

Erling Braut Haaland është talenti  i madh që po e çmend futbollin botëror, shkruan Gazeta Expess.

I lindur më 21 korrik 2000, por me personalitet super-fascinues.

“Cikloni norvegjez” ka shpërthyer këtë sezon në Champions League, ku i ka realizuar gjashtë gola në vetëm tri ndeshje.

Ky njëherësh është edhe një rekord i ri në histori të Ligës së Kampionëve.

Kundër Napolit në mesjavë ai ishte protagonist i një paraqitjeje fantastike: realizoi dy gola, por u shqua edhe me aftësitë e tij të rralla fizike dhe teknike.

Ai i ka realizuar 20 gola sezonalë në vetëm 13 ndeshje në fanellën e Salzburgut.

Emri i tij po qarkullon në “pazarin” e Evropës dhe klubet më të mëdha ia kanë vënë syrin.

Duke nisur nga Barcelona, për të kaluar tek Real Madridi, Manchester Unitedi, Liverpooli, Juventusi e Paris Saint-Germaini. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...