Cikalleshi kërkon fokus nga Kuqezinjtë

PUBLIKUAR

Sokol Cikalleshi thotë se “pasi drejtësia u vendos në vend” tash është radha e lojtarëve të japin maksimumin në ndeshjet e radhës kualifikuese për Euro 2016.

Gjykata e arbitrazhit sportiv ia dha Shqipërisë tre pikët e ndeshjes së ndërprerë në tetorin e kaluar ndaj Serbisë, duke i ngritur Kuqezinjtë në pozitën e dytë të tabelës.

“Tashmë që morëm tri pikët, jemi komodë në vendin e dytë të Grupit I. Shanset tona janë shtuar shumë. Megjithatë, duhet që të shohim përpara dhe të bëjmë më të mirën në dy ndeshjet e shtatorit”, ka thënë Cikalleshi, për të vazhduar për ndeshjen e radhës ndaj Danimarkës.

“Është një ndeshje që vlen shumë. Përballë kemi ekipin rival për vendin e dytë, ndaj edhe ai takim duhet vlerësuar maksimalisht. Gjithmonë kemi bërë maksimumin në fushën e lojës, por në atë ndeshje gatishmëria e të gjithë lojtarëve do të jetë e tillë që të japim shumë më shumë nga vetja jonë”.

“Është një përballje që vendos shumë për ëndrrën tonë, ndaj për ta bërë realitet, na duhet një rezultat pozitiv”, ka shtuar sulmuesi i Istanbul Basaksehir. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...