Chris Brown komenton imazhet provokuese të Rihannës, irritohen fansat e këngëtares

PUBLIKUAR

Dita ditës këngëtarja gjithnjë e më shumë po shfaqet në projekte të ndryshme si modele.

Bëhet fjalë për Rihannan, e cila pos që është artiste e muzikës, gjithashtu ka biznese të ndryshme që kanë të bëjnë me gjininë femërore.

Ajo së fundi ka realizuar një fotosesion të linjës së vetë të veshjeve të brendshme, “Savage x Fenty”.

Sidoqoftë, ajo që i ka bërë të irriton fansat e bukuroshes është komentimi i ish-të dashurit të saj, Chris Brown.

Edhe pse fotot morën mijëra e miliona komente pozitive për një kohë të shkurtër, disa prej tyre u habitën.

Tifozët u bënë nervoz me komentimin e këngëtarit kur në një foto seksi të zeshkanes kishte lënë një ’emoji’ me fytyrë të habitur.

Chris Brown rrëfen arsyen pse e rrahu brutalisht Rihannën

Kujtojmë se dyshja vite më parë kanë qenë në lidhje, e cila përfundoi pasi që reperi e kishte rrahur fizikisht këngëtaren nga Barbadosi.

Ndryshe, Rihanna është duke punuar në projekte të reja të muzikës që do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...