Chiellini zbulon situatën e Dybalas në Juventus

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Qendërmbrojtësi 35-vjeçari i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka bërë të ditur se Paulo Dybala po ndihet mirë, përkundër që Juventusi ishte i gatshëm ta shesë atë në Manchester United e Tottenham këtë verë dhe ende është në kërkim të ndonjë klubi të ri.

Bardhezinjtë kishin arritur marrëveshje për shitjen e Paulo Dybalas edhe me Manchester Unitedin, edhe me Tottenhamin. Mirëpo, argjentinasi i dështoi këto transferime me kërkesat e tij të shumta për klubet angleze, transmeton Gazeta Express.

Tani, afati kalimtar për klubet e Premierligës është mbyllur, por sipas burimeve të shumta italiane, kjo nuk e ka ndryshuar faktin që Juventusi ende e do Dybalan jashtë skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Kapiteni i Juventusit, Chiellini, u pyet për situatën e Dybalas, i cili u kthye së fundi në stërvitjet e “Zonjës së Vjetër”.

“Paulo është i qetë, ai po ndihet mirë dhe nuk ka nevojë për këshillat e mia. Ai është një djalosh i madh. Disa gjëra të caktuara janë pjesë e këtij sporti. Ne jemi profesionistë dhe jemi të vetëdijshëm për këtë situatë”, u shpreh Chiellini.

Paris Saint-Germaini mbetet favoriti për transferimin e Dybalas, pasi që ata e kanë shprehur interesimin e tyre qysh nga fillimi i verës. Për më tepër, drejtori sportiv i këtij klubi, Leonardo, njihet si tifoz i argjentinasit.

Një tjetër kandidat është Bayern Munichu, të cilët e kishin kontaktuar për transferimin e Leroy Sanes. Transferimi i Sanes u dështoi gjermanëve pasi që futbollisti e pësoi një lëndim të rëndë që do ta mbajë jashtë fushës së blertë për disa muaj.

Opsioni më intrigues është Interi, pasi që mediat italiane kanë spekuluar që një kohë të gjatë për mundësinë e shkëmbimit të Dybalas me Mauro Icardin. Sipas Calciomercato, Juventusi do të kërkonte edhe një shumë të ulët parash si shtesë ndaj Icardit për shkëmbim me Dybalan, pasi që ky i fundit ka vlerë më të madhe. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...