Giorgio Chiellini thotë se Juventusi nuk duhet të befasohet nga largimi dramatik nga Liga e Kampionëve kundër Real Madridit, ngjashëm sikur eksperienca e Bayern Munich vitin e kaluar.
Për sfidën Real Madrid – Juventus do të flitet për ditë të tëra në vazhdim për shkak të episodeve të shumtë që kishte në vetëm 5 minutat e fundit të sfidës.
Kur dukej sikur ndeshja do të shkonte në kohën shtesë pasi Juve kishte përmbysur disavantazhin e ndeshjes së parë, Medhi Benatia shtyu Lucas Vazquezin brenda zonës dhe gjyqtari akordoi penallti.
Lojtarët e Juventusit çmenden me vendimin duke protestuar në mënyrë agresive drejt Michael Oliver, i cili pak më pas nxjerr me karton të kuq Gigi Buffonin.
“Ishte ndeshje futbolli dhe gjyqtari nuk është dashur të bëhet protagonist”, tha Chiellini.
“Në krye të referëve është një italian dhe thotë se gjërat po shkojnë mirë në Champions League, kjo është për t’u habitur”.
“Sido që të jetë, nuk duhet të befasohemi shumë sepse e pamë çfarë ndodhi vitin e kaluar me Bayern Munich, tani ishte radha për Juventusin”, shtoi më tej portieri i Juves. /Gazeta Express/


