Chiellini flet për gjendjen e Ronaldos, i cili u infektua me Covid-19

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Juventusit dhe Italisë, Giorgio Chiellini, ka thënë se bashkëlojtari i vet portugez, Cristiano Ronaldo, i cili u infektua me koronavirus të martën, ndihet i qetë dhe po çlodhet duke marrë rreze dielli.

Sulmuesi i Juventusit Ronaldo doli pozitiv në testin për Covid-19 të martën mbrëma në kampin portugez dhe do të mungojë dy javë si pasojë, transmeton Gazeta Express.

35-vjeçari nuk ka simptoma të virusit dhe po e ndjek protokollin, që nënkupton se ai është vetizoluar dhe nuk mund të luajë për Portugalinë sonte kundër Suedisë në Ligën e Kombeve.

“Cristiano është mirë, ai është i qetë dhe po rrezitet në diell. Ai do të kthehet kur të bëjë mirë”, tha Chiellini i pyetur për Ronaldon.

Për 35-vjeçarin foli edhe trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, i cili tha se Ronaldo dëshiron të kthehet në fushë sa më shpejt.

“Ai thotë se thjesht dëshiron të luajë”, tha Santos në një konferencë për media para ndeshjes kundër Suedisë.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...