Giorgio Chiellini beson se Antonio Conte nuk do të largohej nga Juventusi, sikur ai bashkë me Leonardo Bonuccin dhe Gianluigi Buffonin të mos ishin në pushime. Kapiteni i Juventusit thotë se dy ish-trajnerët e tij, Contedhe Max Allegri të shterojnë.
Chiellini e publikoi autobiografinë e vet “Unë, Giorgio”, ku flet për gjithë karrierën e vet, shumicën e së cilës e ka kaluar me bardhezinjtë e Torinos, transmeton Gazeta Express.
Conte u largua papritmas na Juventusi, dy ditë pasi i kishte filluar stërvitjet parasezonale në korrik të vitit 2014.
“Mendoj se Conte u largua në atë mënyrë sepse garda e vjetër nuk ishte aty”, shkroi Chiellini duke iu referuar vetes, Bonuccit, Barzaglit dhe Buffonit.
“Ne e kishin zgjatur pushimin pas Kupës së Botës në Brazil. Ai ishte emocional, i tensionuar dhe krejt çfarë iu desh ishin dy minuta për t’i dhënë fund të gjithës. Jam i bindur se, nëse ne do të ishim aty, ai do të qëndronte”, shtoi ai.
Conte, i cili i kishte fituar tre tituj radhazi në Serie A para se të largohej, u zëvendësua nga Allegri, me të cilin Juve i fitoi pesë tituj radhazi.
“Conte ishte ndër më të mëdhenjtë, por ai të shteron. Ai nxori gjithçka nga ne dhe e arriti fundin, tamam siç bëri Allegri vitin e kaluar”, theksoi ai./Gazeta Express/


