Chiellini ‘blen’ Ibrahimovicin, Ramosin dhe Hamsikin

PUBLIKUAR

Giorgio Chiellini ka thënë se do të dëshironte ta shihte Zlatan Ibrahimovicin në fanellën e Juventusit përsëri.

Mbrojtësi bianconer ka dhënë një intervistë për Tuttosport, ku është përgjigjur në disa pyetje humoristike.

“Më duhet të marr punën e Giuseppe Marottas dhe Fabio Paraticti?”, pyeti gazetarin Chellini.

“Nëse më duhet të blejë atëherë do të marrja Sergio Ramosin nga Real Madridi për mbrojtjen dhe Marek Hamsik nga Napoli për mesfushën”.

“Për sulmin do ta zgjedhja Zlatan Ibrahimovicin. Ai është një lojtar që e bënë diferencën dhe do të dëshiroja që ta shihja përsëri në fanellën e Juventusit”.

Ai ën fund tregoi se cili është lojtari më i vështirë të luash kundër te Juventusi, ndërsa ai u përgjigj: Paul Pogba. /Telegrafi/
 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...