Chelsea trondit Moratan, insiston për këtë sulmues (Foto)

PUBLIKUAR

Chelsea ka kthyer interesimin për Andrea Belottin.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, e dëshiron në “Stamford Bridge” sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti, pasi Diego Costa do të largohet nga klubi, raporton “Daily Star”, transmeton Gazeta Express.

Në fund të sezonit 2016/17 të Premierligës, Conte i tregoi Costas të gjejë klub të ri pasi nuk bën pjesë në planet e tij, por braziliani ende nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe po stërvitet i vetëm në Brazil.

Tani raportohet se pavarësisht që Conte shpenzoi 70 milionë funte për Alvaro Moratan, është duke kërkuar një tjetër sulmues dhe ai është Belotti i Torinos, i cili ka shënuar 38 gola në 70 paraqitje në Serie A.

Morata u largua nga Reali që të mos jetë nën hijen e Karim Benzemas, por duket se edhe te “Blutë e Londrës” do të ketë një konkurrencë të fortë pasi Conte është duke insistuar për italianin e talentuar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...