Chelsea takohet me agjentin e Pjanicit

PUBLIKUAR

Drejtoresha e klubit të Chelseat, Marina Granovskaia, pritet të takohet me agjentin e Miralem Pjanicit dhe Daniele Ruganit, shkruan Calciomercato.

Granovskaia është nisur për Itali ku do ta takojë Fali Ramadanin, shqiptari i cili është agjenti i dy lojtarëve për të cilët klubi londinez është i interesuar, transmeton Gazeta Express.

Pjanici ka kërkuar qëndrimin në Juventus, mirëpo agjenti i tij insiston që ai të largohet nga ‘Zonja e Vjetër’.

Për mesfushorin boshnjak ka shfaqur interesim të madh edhe Manchester City, ndërsa Juventusi i kërkon 100 milionë euro për ta lëshuar lojtarin. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...