Chelsea s’këndellet as me Lampardin, pëson humbje ndaj Wolvesit

PUBLIKUAR

As rikthimi i Frank Lampardit si trajner nuk e ka ndihmuar Chelsean që të këndellet.

“Blutë” pësuan humbje sot në udhëtim ndaj Wolvesit në kuadër të javës së 30-të, duke regjistruar kështu ndeshjen e katërt radhazi pa fitore në Premierligë, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Molineux” përfundoi me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve për “Ujqit” e shënoi Matheus Nunes, në minutën e 31-të.

Wolvesi pas kësaj fitore ka 31 pikë dhe ndodhet në pozitën e 12-të.

Chelsea është një pozitë më lartë më 39 pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...