Chelsea e ka hedhur poshtë çfarëdo mundësi që Eden Hazardi t’i bashkohet Manchester Cityt.
The Telegraph raporton se lideri i Premierligës ka shfaqur interesim për yllin belg, por që Chelsea e ka bërë të qartë se nuk do ta lejojë atë të kalojë te rivali, transmeton Express.
Ndërkohë, Goal.com ka mësuar se City shpreson se do ta mposhtë Real Madridin për t’i siguruar shërbimet e përfaqësuesit belg, duke ofruar 113 milionë euro për të.
Megjithatë, thuhet se Chelsea nuk është i interesuar ta lerë superyllin e vet t’i bashkohet një rivali të madh në ligë dhe madje do të refuzojë edhe ndonjë shumë rekord nga City. /Express/


