Chelsea refuzon ofertën e tretë të Man Unitedit për Mount

PUBLIKUAR

Chelsea ka refuzuar edhe ofertën e tretë të Manchester Unitedit për Mason Mount.

“The Athletic” ka raportuar se edhe oferta e tretë në total prej 55 milionë funtesh është refuzuar, por “Blutë” vazhdojnë të jenë ta hapur për shitjen e anglezit, transmeton Gazeta Express.

Chelsea thuhet se ia ka bërë një kundër-propozim Man Unitedit, duke kërkuar 58 milionë funte, plus 7 milionë tjera në formë bonusesh.

Nga klubi londinez gjithashtu janë shprehur gati për t’u takuar me krerët e klubit nga Manchesteri për të gjetur një zgjidhje.

Besohet se ka shpresë për zgjidhje të shpejtë në mënyrë që 24-vjeçari të mos humbasë përgatitjet parasezonale dhe fillimin e sezonit të ri.

Ndryshe, Mason Mount me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...