Chelsea reagon pas dënimit që mori nga UEFA shkaku i epokës së Abramovichit

PUBLIKUAR

Klubi i Chelseat ka konfirmuar dënimin që ia ka shqiptuar UEFA.

“Blutë” duhet të paguajnë një gjobë prej dhjetë milionë eurosh.

Ky dënim me gjobë ndaj Chelseat u mor për shkak të mos-raportimit të plotë financiar.

“Blutë”, përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare, zbuluan se për raportin financiar jo të plotë e njoftuan vetë UEFA-n.

Sipas njoftimit, Chelsea është pajtuar me këtë vendim nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian.

Njoftimi i plotë:

“Grupi i pronësisë së Chelsea FC përfundoi blerjen e klubit më 30 maj 2022. Gjatë një procesi të kujdesit të plotë para përfundimit të blerjes, grupi i pronësisë u bë i vetëdijshëm për raportimin financiar potencialisht jo të plotë në lidhje me transaksionet historike gjatë pronësisë së mëparshme të klubit. Menjëherë pas përfundimit të blerjes, Chelsea vetë-raportoi këto çështje në UEFA. Chelsea ka bashkëpunuar plotësisht dhe ka ndihmuar UEFA-n në hetimin e saj për këto çështje dhe, pas një analize nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve të UEFA-s, klubi ka hyrë në një marrëveshje zgjidhjeje me UEFA-n. Sipas kësaj marrëveshjeje, klubi duhet të paguajë një kontribut financiar prej 10 milionë eurosh për UEFA-n si pagesë fikse. Ne dëshirojmë të tregojmë mirënjohjen tonë ndaj UEFA-s për shqyrtimin e kësaj çështjeje. Chelsea e vlerëson shumë marrëdhënien e saj me UEFA-n dhe mezi pret të ndërtojë këtë marrëdhënie në vitet në vijim”.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...