Chelsea janë duke punuar për të transferuar Wesley Fofana dhe Denzel Dumfires këtë verë, lojtarë që Thomas Tuchel i kërkon për forcimin e mbrojtjes
Blutë e Londrës humben Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger në fillim të këtij muaji pasi që ata nuk vazhduan kontratat e tyre, duke detyruar këtë skuadër që ta forcojë mbrojtjen. Ata kanë kryer tashmë marrëveshjen për Kalidou Koulibaly dhe tani dëshirojnë që t’i përfundojnë edhe dy të tjera.
Siç raportohet nga gazetari i The Athletic, David Ornstein, Chelsea janë në bisedime për të nënshkruar edhe me Fofana edhe me Dumfries, të cilët dëshirojnë t’i marrin para se të mbyllet afati i verës. I pari është mjaft i shtrenjtë, pasi që Leicester City ka kërkuar 80-85 milionë funte, kurse tjetër është më i lirë, aq më pak nëse merret në konsideratë së Interi ka nevojë për të gjeneruar fonde.
🚨 Chelsea working on deals to sign both Wesley Fofana + Denzel Dumfries. Leicester thought to value Fofana at £80/85m but #CFC hope offering players may lower price. Dumfries interest also firm & Inter Milan need to raise funds @TheAthleticUK #LCFC #Inter https://t.co/5zqENwnQzb


