Chelsea planifikon ta kthejë Saul në Atletico

PUBLIKUAR

Gjërat nuk kanë shkuar sipas planit për Saul Niguez në Londër. Ai nuk ka arritur ta gjejë veten te Chelsea, teksa thuhet se mund rë rikthehet në janar te Atletico Madridi.

Mesfushori ka luajtur vetëm 239 minuta në pesë ndeshje që nga mbërritja në Stamford Bridge dhe nuk ka arritur të futet në planet e Thomas Tuchel.  Vetëm portieri i tretë Marcus Bettinelli ka më pak minuta se Saul për Chelsean  në sezonin 2021/22.

Nëse nuk do të ishte për Kupën Carabao, atëherë minutazha e spanjollit do të kishte qenë edhe më e vogël dhe është e qartë se ai nuk është ambientuar ashtu siç pritej.

Megjithatë, Atletico Madridi e ka mohuar një rikthim të mundshëm të Saul Niguez, të paktën deri në korrik të vitit të ardhshëm, ashtu siç janë marrë vesh paraprakisht. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...