Chelsea planifikon shkëmbimin e lojtarëve, është gati për t’ia ofruar Lukakun rivalëve lokal

PUBLIKUAR

Chelsea raporohet se po planifikon një propozim për një marrëveshje shkëmbimi me Tottenham Hotspur, që do të shihte Romelu Lukaku dhe Harry Kane të lëvizin në drejtime të kundërta.

Sulmuesi belg u rikthye në “Stamford Bridge” vitin e kaluar, me klubin që pagoi 113 milionë euro për transferimin e tij nga Interi – transmeton Gazeta Express.

Lukaku nuk dëshmoi asgjë te “Blutë” dhe u rikthye këtë sezon te Interi në formë huazimi për sezonin 2022/23.

Por, ish-sulmuesi i Evertonit e Manchester Unitedit do të rikthehet sërish te Chelsea pas përfundimit të sezonit. Ai ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Megjithatë, 29-vjeçari duket se nuk e ka të ardhmen e sigurt te gjashtë herë kampionët e Anglisë. Dhe, “Calciomercato” ka raportuar se klubi londinez po planifikon shkëmbimin e tij me Harry Kane.

Lukaku ka raporte të mira me trajnerin e Tottenhamit, Antonio Conte, me të cilin kishte punuar te Interi në sezonin 2020/21, kur “Nerazzurrët” e fituan titullin e kampionit në Serie A.

Kurse, trajneri i “Bluve”, Graham Potter, thuhet se është admirues i madh i Kane dhe është “pro” këtij shkëmbimi.

Kane ishte i lidhur me një largim nga Tottenhami në vitin 2021, pasi ai kërkonte të transferohej diku ku mund të fitojë trofe. Megjithatë, 29-vjeçari mbeti në Londër, teksa kontrata e tij skadon më 30 qershor 2024.

Për sulmuesin anglez interesim ka shfaqur edhe Bayern Munichi, por shihet si e vështirë që Tottenhami të lejojë largimin e tij. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...