Chelsea planifikon rinovimin e kontratës me Jamesin

PUBLIKUAR

Chelsea raportohet se po planifikon t’i ofrojë kontratë të re Reece Jamesit.

Kontrata e reprezentuesit anglez me “Blutë” skadon në vitin 2025, por klubi nga Londra thuhet se e ka prioritet rinovimin e kontratës me të, transmeton Gazeta Express.

Sipas “90 min”, Chelsea dëshiron t’i ofrojë kontratë të re Jamesit, pasi frikësohet se ai mund të joshet për transferim diku tjetër.

Së fundi është raportuar se Real Madridi ka shprehur interesim për 22-vjeçarin.

Chelsea do të fillojë bisedimet për kontratë të re me Jamesin pasi klub të bëhet me pronar të ri.

Reece James është një prej futbollistëve kryesorë te skuadra nga “Stamford Bridge”.

Ai ka bërë 33 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me gjashtë gola dhe shtatë asistime. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...