Chelsea planifikon nisjen e bisedimeve për transferimin e Joao Felixit

PUBLIKUAR

Joao Felix duket se po i afrohet një lëvizjeje të përhershme te klubi nga Premierliga, Chelsea.

Sulmuesi portugez iu bashkua londinezëve në janar në formë huazimi nga Atletico Madridi, transmeton Gazeta Express.

Në marrëveshje nuk është përfshirë ndonjë opsion i blerjes, që nënkupton se Felix duhet të kthehet në “Wanda Metropolitano” pas përfundimit të sezonit.

Graham Potter ka mbetur i impresionuar me ndikimin e Felixit në Londër, mes thashethemeve se ata janë potencialisht të gatshëm të largojnë Mason Mountin, për ta mbajtur ish-sulmuesin e Benficas skuadër.

Chelsea është i përgatitur të hapë negociatat e transferimit me Atletico në fund të sezonit, me një çmim prej 80 milionë funtesh.

Sipas “Relevo”, “Blutë” janë të vendosur për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit para fillimit të seoznit 2023/24. Pronari i klubit, Todd Boehly thuhet se gjithashtu është gati të fillojë bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit menjëherë.

Kujtojmë se Joao Felix ka kontratë të vlefshme me Atletico Madridin deri në verën e vitit 2027. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...