Chelsea përgatit ofertë të re për Willianin

PUBLIKUAR

Chelsea ka vendosur ta mbajë brazilianin Willian, të cilit po planifikon t’ia vazhdojë kontratën. Në këtë vendim të “Blues” ka ndikuar edhe ndalesa për të bërë transfere, dënim të cilin e mori klubi londinez

Chelsea ka vendosur t’ia vazhdojë kontratën Willianit, shkruan “The Daily Express”, përcjell Gazeta Express.

Menaxheri i “Blues”, Frank Lampard do ta preferonte shitjen e futbollistit brazilian, por dënimi që e mori Chelsea me ndalesë të transfereve gjatë kësaj vere, e ka detyruar klubin anglez që ta mbajë 30 vjeçarin dhe ta shpërblejë atë me kontratë të re.

Willian ka kontratë edhe një vit me “Blues”, ndërsa ishte bërë objekt interesimi për Barcelonën e Paris-Saint Germainin gjatë kësaj vere.

Sidoqoftë, futbollistin kualitativ ofanziv do ta shohim së paku edhe një vit në Premierligë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...