Chelsea pa katër lojtarë kundër West Ham

PUBLIKUAR

Trajneri i Chelseas nuk e ka lënë pa folur edhe për lëndimet e skuadrës në konferencë për shtyp, që tani numri ka shkuar në katër.

Portugezi tha se Loic Remy, Branislav Ivanovic, Pedro dhe Thibaut Courtois nuk do të jenë në fushë nesër kundër West Ham.

Portieri belg do të mungojë deri në dhjetor, ndërsa më së afërmi të kthehet nga lëndimi është Pedro.

Blerja që i kushtoi Chelsat 21 milionë funte nuk ka mundur të jetë gati dhe në vend të tij pritet që të luaj Willian, pasi spanjollit i duhet ende kohë që të rikthehet në formacion.

Mungesa e Ivanovicit është e ndjeshme pasi që me të në fushë londinezët e kanë mbajtur portën në 11 raste të paprekur, ndërsa tani në tri pa të.

Një fitore e bluve nesër kundër West Ham mund ta kthej Chelsean fuqishëm në luftë për titull, pasi skuadrat janë duke gabuar shumë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...