Chelsea ofertë për yllin e West Ham

PUBLIKUAR

Sulmuesi i talentuar anglez, Michail Antonio është bërë një dëshirë e Chelseat.

Antonio ka shkëqyer këtë edicion me skuadrën e tij West Ham United duke fituar edhe një vend në Kombëtaren e Anglisë.

Sipas mediave angleze, Antonio Conte e pëlqen shumë lojën e anglezit dhe kërkon ta transferojë në Chelsea.

‘The Sun’, ka shkruar se lideri aktual i Ligës Premier, Chelsea është e gatshme të ofrojë 30 milionë funte për transferimin e Antonios.

26-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar dy asistime në 19 ndeshje këtë edicion në Ligën Premier.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet të mësohen detajet për të ardhmen e Antonios nëse West Ham do të pranojë ofertën e Chelseat apo jo. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...